Një drejtues mjeti ka përplasur një këmbësor në hyrje të Durrësit, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
Burimet policore bëjnë me dije se i plagosuri, këmbësori H. T., 45 vjeç, banues në Durrës, është transportuar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndaj të cilit tashmë rëndojnë dy vepra penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, respektivisht sipas neneve 290 e 273 të Kodit Penal.
Aksidenti ndodhi të premten pasdite në rrugën “Adria”.





