Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.
Policia e Elbasanit bën me dije se një mjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor 24-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar duke mos i dhënë ndihmën të aksidentuarit.
Policia po punon për identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.





