1 dhjetor 2015 – Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor këtë mëngjes në dalje të Kamzës.
Sipas burimeve policore, viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi S.H., 33 vjeç, i cili është goditur nga një automjet tip “Opel” me targa të huaja.
Pasi shkaktoi aksidentin që i mori dhe jetën të riut, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
/portali DurresLajm/