Njç aksident tragjik i ka marrë jetën mbrëmjen e djeshme një 48- vjeçareje, nënë e dy fëmijëve. Gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje nga përplasja e fortë, ndëra drejtuesi i mjetit u largua prej aty me shpejtësi. Ndërkohë, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Gjystina Shpani, (Picaku), gruaja që shikoni në foto, ishte me origjinë nga Mati, jetonte në kryeqytet dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.