Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat, ku viktima është një i moshuar.
Policia e këtij qyteti ka arrestuar shtetasin 38-vjeçar Astit Bendaj, banues në fshatin Sinjë, i cili ka aksidentuar me makinë shtetasin me iniciale Th.M, 77 vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë.
Të aksidentuarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë mjekësore, por pas plagëve të rënda, ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi në rugën Fier-Rroskovec, te ish-komuna Zharrëz.





