Kryeministri Edi Rama ka pasur një situatë të vështirë, gati në lënie të nervave, në emisionin "Real Story", moderuar nga Sokol Balla në Vizion Plus.

Në një tryezë debati me 4 gazetarë dhe analistë në studio, kreu i qeverisë nuk ka pranuar kritikat e tyre duke mos dashur t'i dëgjojë opinionet e tyre. 

Rama i është drejtuar me tone të ashpra moderatorit, madje duke i rënë me duar tavolinës, që Sokol Balla të vë rregull në emision dhe analistët të mos flasin gjatë por i vuri edhe afat kohor 30 sekonda! 

E gjitha nisi pasi analisti Vasjari po shprehte një opinion të tijin sa i përket cështjes "Xhisiela" ku sipas tij fakti që djali i deputetit u arrestua me vonesë për dhunë, është provë se shteti ka rënë.

Debati:

Rama: Pse ti e vendos se kush do arrestohet dhe kush jo, dhe kur… thirr prokuroren e përgjithshme. Prokuroria ka punen e vet, ju si prokurore mund ta diskutoni, beni prokurorin, une s'kam pse ta bej.

Unë nuk flas më nëse s'me lini

Unë nuk flas më, mbaroi historia

S'kam problem, flisni ju

Pse do bëhem i keq me ju ju jeni djem të mirë do bëni propagandat tuaj

Do hyj në histori ky emision

(Duke ju drejtuar Ballës) Keni shkatërruar marrëdhënien e studios me publikun.

Moderatori ja kthen me ironi: Të marrim Taulant Ballën në vend të Sokol Ballës.

Është fyese për mua

Sa minuta ka emisioni, ka gjysmë ore unë s'po flas dot s'kam thënë dot asgjë tani

Analisti Skënder Minxhozi merr fjalën dhe i drejtohet në një moment kryeministrit…

Rama: Mos mu drejto mua se mua s'mu dha fjala, drejtohu kolegëve

Rama-Ballës: Vendos rregullin, këta shtrojnë cështjen 30 sekonda dhe bëjnë pyetjen, s'do dëgjoj këta unë.