CARROLL, 01 prill 2013– Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në të cilin u përfshinë plot 100 automjete.
Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Virginias.
Zyrtarët atje thanë se ishin shënuar 17 aksidente në një gjatësi prej 1.6 km në afërsi të bazës Fancy Gap Mountain.
Në orën e aksidenteve, rreth orës 13:00 me kohën lokale, zona raportohet të ketë qenë e mbushur me mjegull.
Të lënduarit janë dërguar të gjithë në spital për t'iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.





