TIRANË – Për pak sa nuk ka shkaktuar viktima një ngjarje e ndodhur sot, kur dy makina tip "Benz" u përplasën në afërsi të sheshit “Rilindja”. Dy makina tip "Benz" janë përplasur me një tjetër makinë dhe më pas gjithçka është shndërruar në një sherr të madh. Bëhet e ditur se drejtuesit e "Benzit" kanë dalë nga makinat e tyre dhe janë konfliktuar me mjete të forta me drejtuesin e makinës së tretë, e cila u gjend në këtë mes.

Burimet e policisë saktësojnë gjithashtu se drejtuesi i mjetit që u bë shkak për përplasjen me qëllim mbrojtjen nga dy të tjerët që po e sulmonin, ka nxjerrë një armë të tipit shotgan. Gjatë ndërhyrjes së policisë, personat e irrituar kanë tentuar të qëllojnë edhe punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë ndalimin e tyre.

Ndërsa bëhet  me dije se personi që kishte armën është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy persona me një mjet tip "Benz", pasi ishin përplasur me një makinë tjetër kanë nxjerrë levën për të qëlluar në drejtim të shoferit, sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga Policia Rrugore, ky i fundit për vetëmbrojtje ka nxjerrë një armë zjarri shotgan me të cilën ka kërcënuar dy personat.

Menjëherë kanë ndërhyrë dy efektivë rrugore, të cilët kanë tentuar të shuajnë konfliktin. Në këto momente dy personat që ndodheshin në automjetin tip Benzit me targë, AA 048 FE me origjinë nga Korça dhe në gjendje të dehur kanë tentuar të qëllojnë me levë dy policët rrugore. Dy personat në gjendje të dehur nuk kanë bërë rezistencë ndaj bluve dhe për këtë arsye është dashur ndërhyrja e policisë së Komisariatit nr 3, njësisë së specializuar "Shqiponja", për të bërë ndalimin e tyre.