Një aksident mes dy makinash ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku janë plagosur dy shoferët.
Aksidenti ka ndodhur 2 km përpara tunelit të Elbasanit në drejtim të Tiranës.
Dy shoferët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njëra nga makinat është copëtuar në pjesën e përparme, kurse tjetra është dëmtuar më shumë në atë të pasme.





