Një tjetër aksident u regjistrua në qarkun e Lezhës këtë të shtunë, ku u përplasën me njëra-tjetrën 2 automjete dhe si pasojë u lënduan 3 pasagjerë, mes tyre 2 fëmijë.

Lezhë / Informacion paraprak

Në Fushë Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrugës Kombit”, shtetasit M.V. dhe G.M., duke drejtuar automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjetet me njëra-tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar pasagjerët e mjetit të drejtuar nga M.V., shtetasja A.V. me dy fëmijë të mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.