GJIROKASTËR– Një aksidenti i rëndë është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër- Sarandë në vendin e quajtur MInisera e Kripës, pasi dy furgona linje janë përplasur me njeri-tjerin. 

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pasagjerët e automjetëve, të cilëve u është dhënë ndihma e parë ndërkohë mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. 

Nga hetimet paraprake mësohet se furgoni me targa AA 5417 CH, i linjës Gjirokastër–Sarandë është përplasur nga një mjet tjetër tip furgon që udhtëtonte nga Saranda në drejtim të Fierit. 

Forca të shumta policia kanë mbërritur menjehrë në vendngjarje duke mundësuar lehtësimin e qarkullimit, për shkak të radhëve të gjata të krijuara për shkak të aksidentit. Ndërkohë, që nga hetimet paraprake mësohet se shkak të jetë moti i keq dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin drejtuesit e mjeteve