ELBASAN,19 gusht 2013 -Një aksident automobilistik me pasojë 4 persona të plagosur rëndë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin.
Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë u shënua pranë fshatit Vidhas në rrugë nacionale pas përplasjes që një automjet tip BMW pësoi me një automjet tip ‘Golf’. Të njëjtat burime bënë të ditur se të aksidentuarit janë shtetasit Artur Disha 35 vjeç, drejtuesi i BMW me targë AA 362 , nëna e tij Mevlude Disha 58 vjeçe, kunati i tij Ilmi Beqiri 55 vjeç, si dhe Elvis Hamollaj 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip ‘Golf’ me targë TR 32 30 F dhe 13-vjeçari A.Disha. Ky i fundit ka pësuar plagë të lehta dhe pa probleme serioze.
Nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Përplasen 2 makina, 4 persona plagosen rëndë në Elbasan-Peqin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





