Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës një ditë më parë.

Një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Gëzim Berisha, 41 vjeç, banues në Kurbin, është përplasur me mjetin tip “BMW”, me targa AA 136  HT, me drejtues shtetasin E.V.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip “BMW”, si dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetësia M. Ç. 41 vjeçe, banuese në Krujë dhe shtetësia D.V. 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia informon se të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Gëzim Berisha u arrestua.