Dy mjete janë përplasur në rrugën Shkodër-Bushat duke shkaktuar 4 të plagosur.
Sipas informacioneve, përplasja mes mjetit tip “Volkswagen Golf” dhe tjetrit tip “Mercedes Benz” ka qenë ballore.
Një prej mjeteve ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rezikut për jetën.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti.





