Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar në aksin Pogradec-Korçë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në afërsi të fshatit Rëmbes.
Emri i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhen ende me dije.
Edhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.