Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë 3 automjete.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
S.Jaku është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
Dyshohet se përplasja e automjeteve ka ardhur nga shpejtësia me të cilën po lëviznin dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit.





