Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, dy të lënduarit janë burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë.
Ata janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.