Të shumta kanë qenë aksidentet e ndodhura kohët e fundit në sutostradën Tiranë-Durrës. Edhe paraditen e sotme 3 makina janë përplasur njëra pas tjetrës përballë Tregut Agroushqimor.
Sipas informacioneve nga policia, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë raportohet se ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për normalizimin e situatës.
Shpeshherë në autostradë shkak aksidentesh është bërë mosrespektimi i distancës nga drejtuesit e automjeteve.





