Një aksident mes tre automjeteve në Pejë ka rezultuar fatal për një person. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq rreth orës 20:30 të martën, kur të lënduar kishin mbetur nëntë persona fillimisht.
Por njëri prej tyre ka ndërruar jetë ditën e djeshme si pasojë e lëndimeve të marra. Viktima ishte duke u trajtuar në spitalin Rajonal të Pejës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.