Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijëe, në vendin e quajtur Kordhocë janë përplasur tre automjete, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Konkretisht janë përplasur:

Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër.

Automjeti tip Volkswagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë.

Si dhe automjeti tip Volkswagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit B.K dhe O.B të cilët ndodhen në spitalin rajonal "Omer Nishani"  për ndihmë mjeksore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.