Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Pishkash-Përrenjas rreth orës 20:30.
Në aksident janë përfshirë katër automjete në një kthesë të rrezikshme. Një makina tip “Mercedez-Benz” ka ndaluar pranë një kthesë për shkak të një problemi teknik, pa marrë në konsideratë se në këtë aks ka lëvizje të tjera automjetesh.
Pikërisht ndalesa e kësaj makine në këtë kthesë të rrezikshme, ndikoi në përplasjen e 3 makinave të tjera.
Tre makinat e tjera nuk kanë mundur të ndalojnë në kohë, e për pasojë janë përplasur me njëra me tjetrën.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Makinat e përplasura kanë bllokuar për disa orë rrugën. Grupi hetimor dhe policia në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor.
Përplasen 4 automjete, bllokohet rruga
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bombarduesi më i shpejtë i Forcave Ajrore Amerikane zbarkon në Britaninë e Madhe
Ndërhyrje revolucionare me robot: Pacienti shërohet nga diabeti pas transplantit të dyfishtë
61 specie dhe mbi 93 mijë shpendë ujorë dimërues në Shqipëri
Nis procesi i votimit për kreun e ri të PD Durrës (Video)





