Shkodwr, 9 korrik 2014  – Katër automjete kanë mbetur te përfshira në një aksident automobilistik ditën e sotme në fshatin Kryebushat, ne rrugen nacionale Lezhe – Shkodër. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident është përfshirë edhe një autobus me targa te Kosoves, i cili është përfshirë në flakë. Fatmirësisht shoferi i autobusit ka frenuar dhe i ka nxjerrë jashte pasagjerët.

Deri tani bëhet me dije se një person është lënduar nga djegiet, ndërkohë që shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.Burime nga vendi i ngjarjes sqarojnë se autobusi i përfshirë në flakë vinte nga Kosova. Më tej sqarohet se personi i plagosur ndodhej në një “Fuoristradë” dhe është në gjendje të rëndë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/