Pas atentatit që ndodhi dje pranë Sukthit në autostradën Durrës – Tiranë, pak më vonë është regjistruar një aksident, ku janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Ka qenë një mjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi E. Balla 21 vjeç, banues në Tiranë, që ka përplasur një mjet tjetër po “Benz”, me drejtues shtetasin M.M. 32 vjeç.
Nga kjo përplasje janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera bën me dije policia, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen K.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sukth dhe mjeti tip “Ford”, me drejues shtetasin O. M. 32 vjeç, banues në Lushnje.
Për pasojë, janë aksidentuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve në Spitalin e Traumës në Tiranë, dy vajza 19-vjeçare me iniciale E.G. dhe E.P. që gjendeshin pasagjere në “Benz”-in e E.Ballës. Gjithashtu janë plagosur edhe drejtuesi 32-vjeçar M. M. dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit E. A. 44 vjeç dhe D.B. 27 vjeç, banues në Tiranë.
Aksidenti u shënua rreth orës 16:00 në rrugën interurbane kryesore, Durrës–Tiranë, në Sukth. Pas ngjarjes, policia arrestoi 21-vjeçarin E. Balla, ndaj të cilit rëndon akuza e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.





