Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë plagosur 18 persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 të dielën në fshatin Grabanicë të Klinës. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, i cili ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve.
Të lënduarit, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës për të marrë ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë policia.





