Katër automjete janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Laknas te rruga e Rinasit.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej tyre janë pasagjer dhe i treti është drejtues i njërës nga makinat të përfshira në aksident.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikur për jetën.
Informacioni paraprak:
Më datë 05.09.2018, rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”, janë përplasur katër mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.





