Tiranë, 18 qershor 2014 – Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në një aksident në Qafë- Kashar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë 5 automjete. 

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.