Tiranë, 20 mars 2014 – 6 automjete janë përfshirë në një aksident rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur tek rruga “Kongresi i Manastirit”. Sipas policisë në aksident janë përfshirë një furgon, një mjet tip Hummer dhe 4 automjete të parkuara. Shkak dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të Hummer-it. Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Hummer. Policia bën me dije se një prej të plagosurve është një grua e cila ka marrë fraktura dhe shembje dhe rrezikon të humbasë njërën këmbë..

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/