Dy automjete janë përplasur, e si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë. 

Aksidenti rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sarandë. Policia njofton se dy makina të tipit “Benz Mercedes” janë përplasur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Finiq, duke lënë të plagosur pesë persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.