Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar një grua dhe një burrë, të cilët janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po dokumentojnë edhe shkaqet e mundshme të aksidentit.





