Përplasen disa automjete në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku në njërin kah të këtij segmenti rrugor.

Përfshirja në një aksident automobilistik e disa mjeteve, fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesve dhe pasagjerëve, ka rënduar së tepërmi lëvizjen në njëri kah të autostradës Tiranë-Durrës.

Përplasja e mjeteve ka ndodhur në afërsi të Marikajt dhe qindra mjete mbetën të bllokuara në trafik për minuta të tëra.

Autostrada Tiranë-Durrës është një nga akset rrugore më të ngarkuara këto ditët e fundit, kjo edhe për shkak të lëvizjes së pushuesve, emigrantëve që kthehen në atdhe apo bashkëatdhetarëve tanë nga Kosova e Maqedonia që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë rrogore për normalizimin e trafikut në këtë segment rrugor. 

Vetëm dy ditë më parë, po në këtë autostradë u regjistruan të paktën dy aksidente rrugore, gjë qe solli bllokimin e trafikut per shkak te "persheshit" qe kishin shkaktuar mjetet e perfshira ne aksidente.