Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjermani, ku dy autobusë janë përplasur.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Regensburg, ku rreth 50 persona raportohet se janë lënduar. Autoritetet vendase njoftuan se 13 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Shoferi i njërit prej autobusëve është në mesin e të lënduarve në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në urën Nibelungen, mbi lumin Danub dhe autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e përplasjes.

Përafërsisht 30 personel policie, 110 zjarrfikës, 170 punonjës të shpëtimit dhe një helikopter shpëtimi u dërguan, shtoi ai.