Gjashtë pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur te Ktheza e Kamzës.

Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy autobusë të linjës Tiranë-Kamëz, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, te kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobusë të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L.,  22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusët e linjës “Kamëz-Tiranë )”, sqaron policia përmes një njoftimi për shtyp. 

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusëve ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.