Mesditën e sotme, rreth orës 12:55, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. N., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. D.

Nga përplasja e fortë, të dy drejtuesit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.