Një shtetas 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Thumanë-Tapizë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Fiat dhe një mjet tip Benz.

“Më datë 01.11.2020, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.