Një i mitur është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Cërrik-Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Gostimë, ndërsa dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Për pasojë, një i mitur që po kalonte në anë të rrugës është plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca që ka transportuar të miturin në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

E ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.