Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Një fuoristradë tip BMW dhe një mjet i tipit Opel Corsa kanë pësuar dëme të shumta materiale si pasojë e përplasjes, që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilin lëviznin mjetet dhe lagështia në rrugë janë bërë shkaktarë të këtij aksidenti.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.