Një aksident rrugor, me pasojë plagosjen e dy të moshuarve është regjistruar rreth mesditës në Durrës.

“Rreth orës 12:30, në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe, pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari.

2 të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”,– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.