Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 16.00 të pasdites së kësaj të marte në rrugën “Pavarësia”, në zonën e plazhit në Durrës.

Të përfshira në aksident kanë mbetur një automjet tip “Jeep”, me targa DR 2778 F, dhe një furgon pasagjerësh. Prej tij, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, përveçse dëme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë kthesa e pakontrolluar e furgonit dhe njëkohësisht shpejtësia tej normave e mjetit tjetër, që në atë moment nuk ka mundur të frenojë duke u përplasur.

Policia ka shkuar në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve dhe për të normalizuar gjendjen e trafikut të krijuar.