Dy automjete janë aksidentuar duke u përplasur me njëri-tjetrin në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafëthanë, ku njëri prej automjeteve ka përfunduar përmbys në anë të rrugës. Sipas burimeve, janë përplasur një mjet tip “Ford” dhe një “Volksvagen”.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar njëri nga drejtuesit e mjetit dhe nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e tij.





