Aksidentohen dy automjete në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, përpara shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”. Siç duket edhe nga fotot që po publikon “DurrësLajm” dy mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar mbi trotuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e Policisë Rrugore. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, që fatmirësisht është mbyllur vetëm me dëme materiale.