Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme, pas atij në qendër të Vlorës. Këtë herë janë përplasur dy makina në Pogradec, pranë fshatit Petrushë.

Makinat drejtoheshin nga dy të rinj me inicialet Xh. M., 24 vjeç dhe N.B., 22 vjeçe.

Sipas policisë, nga përplasja e 2 automjeteve kanë mbetur të plagosura vajzat e moshave 26, 27 dhe 28 vjeçe, të cilat u dërguan me shpejtësi në spitalin e Pogradecit.

24-vjeçari Xh.M. që ishte shoferi i njërës prej makinave është dërguar në komisariat për të zbardhur shkaqet e përplasjes.