Një aksident ka ndodhur në rrugën Elbasan – Librazhd, mesditën e së shtunës.
Mësohet se një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh duke shkaktuar plagosjen e disa personave.
Nga informacionet parapake mësohet se gjashtë persona janë plagosur, mes tyre dy fëmijë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident dhe katër pasagjerë.





