POGRADEC– Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e Shqipërisë dhe viktimë ka mbetur një foshnje 2 muajshe. Aksidenti tragjik ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur ‘Ura e Leshnicës’. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një bebe vetëm 2 muajshe ka humbur jetën ndërsa prindërit e saj janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. 

Mësohet se të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë nisur me urgjencë drejt spitalit te Pogradecit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.

Vetëm pak minuta para aksidentit në Pogradec, një fëmijë 6 vjeç, humbi jetën në Durrës si pasojë e përplasjes së fortë nga një automjet.