Përplasen dy “Benz”-a në autostradën Tiranë-Durrës, aksidentohen dy persona.
Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin K. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri i po këtij mjeti shtetasi E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, pas mjekimit në spital u largua për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.





