Dy automjete tip Benz janë përplasur pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka qenë njëri nga Benz-at, i drejtuar nga një shofere femër, që në parakalim është përplasur me Benz-in tjetër.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.





