Përplasja mes dy automjete tip Benz në lagjen nr.17 në Durrës ka shkaktuar dy të plagosur.
Sipas policisë, shkaktar i aksidentit është shtetasi H.H., 54 vjeç, i cili me automjetin e tij ka goditur një tjetër Benz, të drejtuar nga 28-vjeçari D.D.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit të dytë dhe pasagjerja Z.B., 28 vjeçe.
Dy të rinjtë ndodhen në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi H.H., qe shkaktoi aksidentin po ndiqet penalisht nga policia.





