Dy automjete tip “Benz” janë përfshirë në një aksident rrugor në Durrës, e si pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë 28 vjeçe nga Tirana.
Nga burimet e policisë, mësohet se në rrugën Shkozet-Plepa përballë karburant “Kastrati”, drejtuesi i një “Benz”-i, shtetasi H.K. 31 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, ka humbur kontrollin e mjetit dhe i ka prerë rrugën një mjeti tjetër po tip “Benz”.
Ky i fundit drejtohej nga shtetasi M. L. 28 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa nga përplasja e tyre, ka mbetur e lënduar shtetasja S. H. 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Ajo ndodhej pasagjere në mjetin me drejtues shtetasin H.K. Policia informon se pasi mori mjekim në spital, 28-vjeçarja u largua për në banesë.
Për aksidentin që ka ndodhur një ditë më parë, policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Durrësit vetëm për 31-vjeçarin nga Katundi i Ri.





