Dy automjete tip “Benz” janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Aksidenti është regjistruar në zonën pranë stadiumit, në afërsi të kryqëzimit të shkollave, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Siç duket qartë dhe nga pamjet që dëshmitarët e rastit dërguan në redaksinë e “DurrësLajm”, është “Benz”-i më ngjyrë të zezë, ai që i ka prerë rrugën atij me ngjyrë gri, ku ky i fundit drejtohej nga një i ri.
Ndërsa në automjetin e zi ndodheshin 4 familjarë, mes të cilëve edhe një grua me fëmijë të vogël, e cila mbeti e frikësuar, por pa pasoja.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu e po punojnë për zbardhjen e rrethanave.





