Dy drejtuese automjetesh janë përplasur me njëra-tjetrën në Durrës, duke shkaktuar si pasojë plagosjen e njërës prej tyre dhe 2 pasagjerëve të tjerë.
Shtetasja Zh.S., vjeç 51, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, ka goditur nga prapa mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen R.Gj., vjeç 41, banuese në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 14, e si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë: 41-vjeçarja R.Gj. drejtuesja e mjetit tip “Volksvagen”, dhe pasagjerët G.Gj. dhe B.S., vjeç 46 e 82 banues në Durrës.
Policia informon se të dëmtuarit pasi morën mjekimet në spitalin e Durrësit, u larguan për në banesa.
Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, për 51-vjeçaren ZH.S.





