Aksident në Durrës, dy kamionë përplasen kokë më kohë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Sukth-Mamimas, rreth 2 orë më parë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, njërit prej kamionëve të përfshirë në aksident i ka dalë përpara një motor dhe ai për të shmangur përplasjen me të ka goditur kamionin që ishte në korsinë përballë.
Nga përplasja e fortë, dy mjetet e rënda janë dëmtuar shumë dhe për nxjerrjen e njërit prej shoferëve është dashur rreth 2 orë.





